E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Temperatura rekord në Kinë, termometri shënon minus 53 gradë

Temperaturat shënuan në minus 53 gradë Celsius në qytetin Mohe të Kinës Veriore, duke vendosur një rekord të ri, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Temperatura në qytetin më verior të Kinës, i cili ndodhet në kufi me Rusinë, theu rekordin e mëparshëm prej minus 52,3 gradë Celsius, e vendosur në vitin 1969.

Qyteti pa tre ditë rresht temperatura nën minus 50.

I ftohti ekstrem ka goditur provincën Heilongjiang, në të cilën ndodhet Mohe, me disa rajone në Hinggan që përjetojnë temperaturat më të ftohta të regjistruara.

Vetë Mohe ka dëborë dhe akull për tetë muaj të vitit dhe regjistron një temperaturë mesatare vjetore prej minus 3 gradë Celsius, sipas Hsinhua.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit