Banorët e fshatrave Kërçishtit i Sipërm dhe i Poshtëm kanë vijuar protestën e tyre në mbrojtje të burimit të ujit të cilin Bashkia Dibër kërkon ta marrë nëpërmjet një projekti për furnizim me ujë të pijshëm të Maqellarës.
Burra, gra e fëmijë kanë dalë sërish këtë të hënë në rrugë për të ndaluar nisjen e punimeve pas njoftimit se do të shkonin mjetet e firmës që ka fituar zbatimin e projektit.
Ata janë të vendosur që nuk do të lejojnë për asnjë arsye marrjen e ujit të fshatit si dhe i kërkojnë Bashkisë Dibër të anulojë projektin Protesta e banorëve është monitoruar nga policia e shtetit, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident./btvnews.al