Një ish-futbollist profesionist nga Shqipëria është arrestuar në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe. Policia britanike pas disa kontrolleve arriti që të zbulonte një shtëpi që shërbente për rritjen e bimëve narkotike dhe për to kujdesej shtetasi shqiptar Elsion Koka.
Sipas mediave vendase, policia gjeti 289 bimë me nivele të ndryshme pjekurie dhe një ekspert i drogave vlerësoi se rendimenti i mundshëm i bimëve mund të ishte deri në 24 kg me një vlerë në rrugë deri në 125,000 £. Gjatë ndërhyrjes në shtëpi ndodhej edhe i pandehuri Koka, i cili pasi u arrestua dhe u intervistua dhe nuk pranoi të flasë.
Gjykata e Sëansea mori vesh se Koka i kishte paguar një bande kriminale një shumë “të konsiderueshme” parash për ta çuar atë në Mbretërinë e Bashkuar.
Më tej mediat shkruajnës e Koka kishte shkuar në Britani për të fituar para për t’i dërguar në shtëpi familjes së tij në Shqipëri.
Gjatë mbrojtjes së Kokës, avokati i tij tregoi se i riu kishte qenë një futbollist profesionist për një periudhë dhe ishte një njeri me arsim të lartë me një diplomë Master në shkencat sportive./btvnews.al