E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Luizi deklarata të forta për Arjolën: Ishte banorja më fallco, fëmijëve të saj nuk iu mungon asgjë

Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka vendosur që banorët të vihen sonte në rolin e opinionistëve dhe të diskutojnë për lojën e banorëve të edicionit të parë.

Banorët diskutuan fillimisht për finalistët, Ilirin dhe Donaldin, e më pas për banorët e tjerë. Teksa po diskutohej për aktoren Arjola Demiri, Luizi kishte një koment për lojën e saj në “BBV1”.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absoultuisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendtte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.

Aktorja Arjola Demiri u surprizua nga “Big Brother VIP” kur ishte pjesë e spektaklit, ku i realizuan ëndrrën e saj duke i dhuruar një shtëpi. Shumë është komentuar për shtëpinë e saj, pasi aktorja nuk ka dhënë shumë informacione rreth kësaj teme. Disa kohë më parë, në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, aktorja ka zbuluar jo vetëm detaje por edhe foto të shtëpisë.

Arjola shkruan se shtëpia është ende në ndërtim dhe do të jetë e përfunduar në qershor të vitit të ardhshëm.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit