E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Nga varka në burg, ‘fati i zi’ i 20-vjeçarit shqiptar në Britani

Vetëm 2 muaj pasi kishte mbërritur në Britani, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi pas hekurave. Shkak u bë zbulimi i 200 bimëve kanabisi me vlerë mbi 177 mijë paund, në një banesë në Workington, Cumbria.

Sipas asaj që shkruan BBC, D.Truni u arrestua të shtunën, basi policia bastisi banesën e cila ishte përshtatur për kultivimin e drogës. 20-vjeçari kishte vetëm 2 muaj që kishte shkuar në Britani dhe ishte personi i vetëm që u gjet në banesë. Ai pranoi akuzën e kultivimit të drogës dhe u dënua me 8 muaj burg.

Në gjykatë u tha se Truni kishte shkuar në Britani me varkë. Ai humbi të gjitha sendet personale gjatë rrugës, nuk kishte para, akomodim, kontakt apo njohje të gjuhës angleze. Ai takoi dikë dhe nga dëshpërimi ra dakord për t’u kujdesur për bimët në një pronë në Gladstone.

“Kishte një rol fare të parëndësishëm dhe u shfrytëzua, por nuk u detyrua ta bënte diçka të tillë. Ishin rrethanat që e çuan deri këtu”, tha avokati mbrojtës i shqiptarit. Truni përballet me deportim nga Britania pas lirimit nga burgu.

Kjo fermë kanabisi është e dyta e zbuluar në qytezën e Workington, në harkun kohor të dy ditëve. Rreth 200 bimë të tjera me vlerë gati 400 mijë paund, u zbuluan në të tjetër pronë. Në këtë rast në pranga ra një 37-vjeçar, si koka e këtij aktiviteti kriminal, së bashku me 3 persona të tjerë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit