Kryetari i AKR-së njëherësh dhe deputet, Behgjet Pacolli, ka thënë se në ndihmë të famileve të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit do të japë të gjithë pagën e tij vjetore.
Në një postim në Facebook teksa njofton për ndihmën e tij, Pacolli ka edhe një kërkesë për kolegët e tij në qeveri e kuvend që të ndajnë së paku pagën e janarit për këtë kauzë.
“U gëzova që pash kolegët deputetë dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit. Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për skanimin e dëmeve të vërshimeve.
Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputetë dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, shkruan Pacolli.
Po ashtu ai falënderon miqtë e tij dhe qytetarët që kanë mbështetur familjet e prekura nga përmbytjet./btvnews.al