E martë, 26 Nëntor, 2024

Temperaturat minimale do shkojnë deri 0°C, mësoni si do jetë moti për sot

Për ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Verilindore, Lindore dhe Juglindore të territorit, në lartësinë 500m mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 7 deri në 13 °C, në vendet e ulëta nga 6 deri në 12 °C dhe në vendet malore nga 0 deri në 7 °C. Për sa i përket erës pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit