E martë, 26 Nëntor, 2024

VIDEO – Mbyllet faza e konstatimeve të dëmeve nga tërmeti në Bashkinë Klos

Bashkia e Klosit ka përmbyllur procesin e parë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Grupet e punës të ngritura për të verifikuar çdo ankesë të bërë nga ana e banorëve pas lëkundjeve të tërmetit të datës 15 Janar, kanë bërë konstatimet për 306 ankesat e paraqitura.

Zëdhënësja e Bashkisë Klos për mediat, Zamira Kajaçi tha se është përmbyllur procesi i parë që ka të bëjë me konstatimet. Nga ana tjetër, sipas Kajaçit vetëm një pjesë e vogël e banesave të konstatuara nga grupet në terren ka rezultuar me dëmtime serioze.

Po ashtu, ajo u shpreh se bashkia vijon t’ju vijë në ndihmë këtyre familjeve. Pas këtij procesi do të nisë puna për përllogaritjen e dëmeve që janë shkaktuar nga dy lëkundjet e fuqishme të tërmetit të rënë mbrëmjen e 15 Janarit të këtij viti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit