E martë, 26 Nëntor, 2024

Do ketë ulje temperaturash, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore  të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.  Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime të kthjellimesh në zonën e qendrës dhe veriut deri në orët e mesditës.

Më pas mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive fillimisht në zonën e jugut dhe më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonën e qendrës dhe verilindje.

Në lartësinë mbi 700 metër në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.  Në relievet e tjera malore në lindje e verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje  – verilindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë nga -2 deri në 6°C, në zonat e ulëta nga  0 deri në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 4 deri në 12°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit