E enjte, 28 Nëntor, 2024

Holta Zaçaj betohet para presidentit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Ditën e sotme është betuar para Presidentit të Republikës gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, Holta Zaçaj bëri betimin: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

Kryetari i shtetit i uroi suksese Holta Zaçaj në detyrën e re si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit