E diel, 24 Nëntor, 2024

“Homoseksualiteti nuk është krim”, Papa Françesku deklaratë të fortë për LGBT+

Papa Françesku ka diskutuar këtë të mërkurë për dhunën, luftën, diskriminimin dhe vdekjen. Duke folur për mediat e huaja, Papa shtoi kritikat e tij për trajtimin e padrejtë ndaj komunitetit LGBT+, megjithëse pretendoi se homoseksualiteti ishte ende mëkatar.

Të jesh homoseksual nuk është krim. Po, është mëkat. Por, le të bëjmë dallimin në fillim midis mëkatit dhe krimit”, tha Papa.

Edhe pse kisha Katolike mbetet kundër marrëdhënieve të të njëjtit seks për arsye morale, sërish Papa ka bërë deklaratë të fortë për martesat me të njëjtin seks.

Papa në deklaratën e tij nuk harroi pa kritikuar përdorimin e armëve nga civilët për t’u mbrojtur, duke argumentuar se është duke u bërë një “zakon”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit