Problemi i emigrantët të paligjshëm që shkojnë me gomone nga Shqipëria në Angli, vijon të jetë ne qendër të vëmendjes së mediave britanike.
The Sun në një shkrim të publikuar këtë të mërkurë shkruan se TikTok është kthyer në një rrjet që i shërben grupeve kriminale për të promovuar kalimin e emigrantëve drejt kanalit të La Manshit për në Angli.
Reklamimet në këtë rrjet social nga trafikantët shqiptarë gjatë muajit Janar, flasin për një numër rekord personash të kalojnë drejt Anglisë, ku vetëm të dielën, mbërritën me 10 varka 442 persona.
Sekretarja e Kulturës Michelle Donelan tha se legjislacioni i ri do të ndalonte reklamat për kalimet e paligjshme të emigrantëve në faqet e internetit.
Edhe deputeti i Workington, Mark Jenkinson ka folur për këtë çështje, dhe tha se “këto reklama të sëmura që vërshojnë në TikTok sjellin një kuptim krejtësisht të ri për kalimet gjatë Janarit”./btvnews.al