E diel, 24 Nëntor, 2024

Rama për ish-zyrtarin e FBI: Nuk lajmëroj ambasadën kur takohem me amerikan

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për akuzat që janë bërë për të lidhur me arrestimin e ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles Mcgonigal, ka pohuar se është takuar me të.

Kreu i qeverisë është pyetur nëse është njoftuar ambasada e SHBA për këto takime dhe tha se nuk ka pse të njoftoj se kë takon.

Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë. Kam takuar një zyrtarët më të lartë të FBI dhe do e takoja sa herë të më jepej mundësia një zyrtar me atë post. Kam takuar dhe presidentin e SHBA dhe fakti që është nën hetim apo jo nuk ka lidhje me mua.

Kam bërë shumë mirë që e kam takuar. Gjithë kjo është një absurd. Në akt padi nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç takimeve”, tha Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit