Kiara dhe Luizi për të realizuar provën javore janë izoluar një një ambient të veçantë në shtëpinë e Big Brother.
Të veçuar nga banorët e tjerë, ata këtë kohë e kanë shfrytëzuar për të bërë biseda, mes të cilave edhe ndjesitë që Kiara ka karshi Luizit.
Ky i fundit e ka pyetur gjithmonë Kiarën se çfarë ndjen për të, por ajo i është përgjigjur duke i thënë se e ka shumë xhan, ose në raste të tjera, thjesht është shmangur.
Por Kiara sot i tha Luizit se e ka shumë përzemër dhe për t’ia treguar këtë gjë ajo e ka përqafuar dhe e ka puthur disa herë në faqe./btvnews.al