E enjte, 28 Nëntor, 2024

Zbardhet marrëveshja e koalicionit PD-PBDNJ: Si do përfaqësohemi më 14 maj

Zbardhet marrëveshje e koalicionit e lidhur sot mes Partisë Demokratike dhe PBDNJ-së. Ishte pikërisht kryedemokrati Sali Berisha që firmosi këtë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit me Vangjel Dulen.

Në marrëveshje specifikohen pikat ku do të fokusohet bashkëpunimi mes dy partive.

MARRËVESHJE PËR ZGJEDHJET VENDORE TË 14 MAJIT 2023, NDËRMJET PARTISË DEMOKRATIKE DHE PARTISË BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Sot, me datë 25 janar 2023, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:

I.për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;
II.të asgjësimit të pluralizmit politik në nivel vendor;
III.të shpopullimit masiv dhe tragjik;
IV.të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;
V.të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.

Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (në vijim PBDNJ), dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

VENDOSIN:

1.Partia Demokratike e Shqipërisë dhe koalicioni i drejtuar prej saj do të mbështësë kandidatët për kryetar bashkie të propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zonat zgjedhore Bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq.

Kandidatët përkatës do të konsiderohen kandidatë të koalicionit opozitar dhe do të përfaqësojnë alternativën e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14. 05.2023 në të njëjtën mënyrë, formë dhe mbështetje me kandidatët e tjerë të kolaicionit të përzgjedhur nëpërmjet procesit të primareve të organizuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

2.Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut angazhohet të mbështesë kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Demokratike dhe koalicionit të drejtuar prej saj, në të gjitha zonat e tjera zgjedhore, bashkitë e vendit përveç atyre të përmendura në pikën 1.

3.Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, në të gjithë territorin e vendit, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

4.Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve, gjelbërimit të qyteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

PËR PËR PARTINË DEMOKRATIKE PARTINË BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT
KRYETAR KRYETAR

Sali Berisha Vangjel Dule

Tiranë, 25 Janar 2023

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit