E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Aksident në një minierë në Bulqizë, policia: 55-vjeçari u dëmtua lehtë

Një 55-vjeçar është plagosur ditën e sotme teksa ka qenë duke punuar në një minierë në zonën e Bulqizës.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka qenë aksidentale dhe punëtori ka marrë dëmtime të lehta dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

U referuan materialet procedurale pranë Prokurorisë së Rrethit Dibër si ngjarje aksidentale, pasi shtetasi I.A., 55 vjeç, është dëmtuar lehtë  gjatë punës në një subjekt minerar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaron policia në një njoftim për mediat./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit