E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Çështja Charles McGonigal/ Enkelejd Alibeaj: Rama të sqarojë Kuvendin!

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në Kuvend dhe të japë sqarim në lidhje me përmendjen e emrit të tij në çështjen e Charles McGonigal, ish zyrtarit të lartë të FBI-së.

Alibeaj tha se Rama ishte stërmbullari i një veprimi të tillë korruptiv dhe shtoi se është i detyruar që së pari të sqarojë Kuvendin mbi ngjarjet.

Pjesë nga diskutimi në seancë:

Alibeaj: Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë kur gjithë Shqipëria po zien

Nikolla: Kjo nuk është për procedurë

Alibeaj: Jam duke bërë një sqarim. Kërkesa ime ka të bëjë me thirrjen për të qenë prezent Rama që është stërmbullari i një skandali korruptiv. Duhet të japë sqarimi më së pari në Parlament dhe është i detyruar të jetë prezent. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit