Kapet një kamion me drogë në Stamboll që vinte nga Shqipëria. Mediat turke shkruajnë se pas konstatimit në kufi se kishte drogë, kamioni u mbajt nën vëzhgim për të evituar kalimin e ngarkesës në një mjet tjetër.
Pas udhëzimit, ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën kërkimin për kamionin TIR duke kryer një operacion.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 122 kilogramë drogë të fshehura në dyshemenë e tij. Nga ana e policisë turke është ndaluar drejtuesi i kamionit, shqiptari Fatmir Ferko.