E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Në zonat malore do ketë reshje bore me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në det të forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -1 deri në 3°C, në zonat e ulëta nga 1 deri në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 2 deri në 12°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit