E hënë, 2 Dhjetor, 2024

VIDEO – Asnjë ndërhyrje në rrugën e fshatit Fshat, ky aks është në gjendje të mjerueshme

Prej më shumë se dy muajsh kjo është gjendja e rrugës që lidh atë të Arbrit me rrugën nacionale Klos – Bulqizë, pikërisht në fshatin Fshat. Deformimi i asfaltit ka bërë që të kthehet në burim aksidentesh, por me gjithë apelin e drejtuesve të mjeteve, firma që e ka ndërtuar  nuk ka ndërhyrë për ta riparuar.

Për drejtuesit e mjeteve, e gjithë rruga e Arbrit ku është lejuar qarkullimi nuk ka standardet e kërkuara, pasi ka gropa në shumë pika, të cilat mund të bëhen shkak për aksidente automobilistike.

Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë t’i kërkojë firmës ndërhyrje dhe të rregullojë pjesët e prishura të rrugës në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e të gjithë qytetarëve që përdorin këtë aks rrugor për të udhëtuar drejt Tiranës apo qyteteve të Qarkut Dibër.

Deformime të trasesë së rrugës së Abrit ka patur edhe në segmentin e Xibrit ku firma i ka riparuar disa herë, por pa e zgjidhur përfundimisht problemin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit