Këngëtari Luiz Ejlli dhe nutricionistja Diola Dosti prej ditësh janë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe po e tregojnë qartë që janë kundërshtar.
Sot këngëtari duke folur me një pjesë të banorëve në oborr, e ka sulmuar Diolën dhe tha se është shumë mashtruese dhe se është versioni më i keq i Oltës.
Sipas tij, ajo po merr ‘zemër’ nga disa prej banorëve, që kur qau pak ditë më parë, sepse u prek nga deklarata që ai kishte bërë në dhomë të rrëfimit duke i thënë se “merrte frymë kot në shtëpinë e vëllait të madh”.
Tashmë pritet si do vijojë debati mes tyre dhe nëse do përplasen në emisionin e nesërm./btvnews.al