E martë, 26 Nëntor, 2024

Kondrabandonte emigrantë shqiptarë, pranga 40-vjeçarit në Britani. Zyrtarët: Do të çmontojmë bandat kriminale që abuzojnë me ligjet tona

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi dyshohet se ka kontrabandaur emigrantë shqiptarë për në Britani.

Arrestimi u bë pasi ekipet e “Home Office” kishte marrë denoncime për kalim të paligjshëm të emigrantëve në Britani, përfshirë shtetas shqiptarë.

40-vjeçari akuzohet për komplot, për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm. Ky është arrestimi katërt që bëhet nga autoritet britanike në lidhje me imigracionin e paligjshëm që synon të kalojë përmes kanalit të La Manshit.

Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick thasë: Ky arrestim është një dëshmi e mëtejshme e vendosmërisë sonë të palëkundur për të çmontuar bandat kriminale që përfitojnë nga kontrabandimi i njerëzve në vendin tonë. Kontrabandistët e njerëzve dhe ata që mendojnë të abuzojnë me ligjet tona të imigracionit nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për t’u siguruar që ata të përballen me fuqinë e plotë të ligjit.

Ndërsa Stuart Stokes, ndihmës drejtori, tha: Ky është një hetim ndaj një grupi të dyshuar të krimit të organizuar që dyshohet se janë të përfshirë në ndihmën për hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në Britani, nëpërmjet porteve të kanalit.

Mbi 140 persona janë dënuar sipas Aktit të Kombësisë dhe Kufijve për kalimin e paligjshëm të refugjatëve që prej qershorit të kaluar. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit