Një 40-vjeçar në Berat është përplasur nga një makinë gjatë kohës që po lëvizte me një biçikletë.
Pas ngjarjes i aksidentuari u dërgua në spitalin rajonal për trajtim mjekësor, ndërkohë drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /btvnews.al