Një shqiptar që jetonte në Zvicër është arrestuar nga policia vendase pasi është kapur me një sasi droge.
Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari është prangosur në zonën e Mendrisiottos në Zvicër, pasi teksa u kontrollua nga policia në një tren i kanë gjetur drogë.
Më tej bëhet me dije se 27-vjeçari shqiptar posedonte dhjetëra gramë heroinë të cilën dyshohet se kishte qëllim ta shiste.
Autoritetet janë duke punuar për zbulimin e lidhjeve të tjera që mund të ketë i riu ose nëse ka pasur lidhje të mëparshme me shitjen e narkotikëve./btvnews.al