E martë, 26 Nëntor, 2024

Temperaturat zbresin deri në -2°C, mësoni si do jetë moti për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.  Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi kryesisht në orët e pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente në veri të vendit dhe përgjatë zonave bregdetare.

Në zonat malore në veri të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ultë. Era do të jetë nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -2 deri në 6°C, në zonat e ulëta nga 1 deri në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 3 deri në 13°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit