E martë, 26 Nëntor, 2024

Berisha në 32-vjetorin e themelimit të PD-së Burrel: Rama përdori agjenturën ruse, diplomatët e korruptuar dhe Sorosin për të marrë peng opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Burrel akuzoi sërish Ramën se përdori agjenturën ruse për të marrë peng opozitën shqiptare.

Fjala e Kreut PD, Sali Berisha:

“Të nderuar demokratë të nderuar. Mirënjohje të pakufishme ndaj jush për kontributet e jashtëzakonshme që Mati ka në historinë tonë kombëtarë dhe mbështetjen e PD që nga themelimi. Së pari më lejoni që së bashku me ju të përulemi me nderimin më të madh për matjanët që themeluan këtu degën e Partidë Demokratike, në kushtet e një terrori të vërtetë komunistë. Mati ka njohur terrorit më të egra kundër demokratëve. Kaluanmes gurëve, plumbave, së bashku me Azem Hajdarin në krye. Donin të shmangin aktin që kishte parashikur Partia e Punës.

Themelimi i PD në vitet ’90 përbën ngjarjen më të rëndësishme të Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë. 46 vite diktaturë, i vendisën shqiptarët në terroni e urisë dhe kasapanë e luftës së klasave.

Më lejoni t’ju oroj 32 herë gëzuar përvetorin e themelimit të PD. PD rrëzoi muret dhe i doli falë revolucionit paqësor që ta bëjë Shqipërinë demokratike. Në javën e parë te themelimit deklamoi se ylli polar do të ishte çështja kombëtarë. Ne mbështetem dhe do ti mbështesim shqiptarët kudo që janë. Në udhëtimin e saj 32-vjeçar, PD ka njohur, ngjitjet dhe sukseset e jashtëzakonshme, por edhe gabimet dhe problemet e saj. Pasi i ka njohur gabimet, shqiptarët i rikthyen besimin pas vitit 1997 dhe ajo në 8 vite qeverisje e ndryshoi Shqipërinë më shumë se sa kishte ndryshuar ajo në 800 vite të ekzistencës së saj.

Shqipëria ndërtoi rrugë, ura dhe tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit së bashku.

Shqipëria erdhi në moshën dixhitale. Ndryshoi arsimi, shëndetësia. Dhe ajo po kapte horizontet që meritonte. Por nga viti 2013 gjer më sot, koha ka ndaluar për Shqipërinë, koha është kthyer mbrapsht për Shqipërinë.

Më 11 dhjetor të vitit 1990, në plenumin e hoxhistëve, një njeri do ngrihej me klithma shtazore për t’u futur tanket studentëve, dhe ky njeri, armik i egër i pluralizmit, ishte daja e Edi Ramës apo babë Koleka siç e thërriste Edi në atë kohë Spiro Kolekën.

32 vite më vonë, Edi Rama, pasaardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, ka vendosur dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale: asgjësimin e opozitës shqiptare.

Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së. Por sot, ne jemi më të fortë se kurrë. Jemi më të fuqishëm se kurrë.

Forca qëndron në idealet tona, janë idealet tona, idealet e lirisë, e drejtësisë shoqërore, e interesit kombëtar. Ato janë të përjetshme sa ç’janë kombet të përjetshme. Ato do jetojnë aq sa do jetojë kombi shqiptar.

PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit