Situata virusale në Dibër ka sjellë një shtim të lartë të numrit të të prekurve kryesisht tek fëmijët.
Mjekët e spitalit Rajonal Dibër bëjnë me dije se numri i të prekurve ka qenë i lartë gjatë muajti Janar dhe vazhdon të jetë. 70 vizita kryhen në repartin e pediatrisë në këtë spital çdo ditë.
Mjeku pediatër Filip Cfarku thotë se është vënë re që të prekurit karakterizohen nga temperatura e lartë dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Rastet më të rënda kanë qenë tek fëmijët deri në 3 muajsh, ndërsa grupmosha e prekur shkon deri në 14 vjeç.Nga ana tjetër, Cfarku këshillon që nuk duhet të neglizhohen shenjat e kësaj viroze, ku ju kërkon prindërve që të kontaktojnë menjëherë me mjekun specialist në mënyrë që të mos lejojë agravimin e sëmundjes.
Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Dibër është thuajse i tejmbushur me fëmijë të shtruar të cilët i kanë patur të rënda komplikacionet si pasojë e virozës së tanishme.
/btvnews.al