Ekipi i Komisariatit të Policisë së Firences ka kryer dëbimin nga territori italian të një shqiptari 42-vjeçar të ndaluar deri më tani në burgun Mario Gozzini në Firence, ku vuante dënimin me 14 vjet për veprën penale të vrasjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2008 në Grosseto, ku në kulmin e një sherri, 42-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë në fyt një bashkëatdhetarin e tij dhe duke i shkaktuar vdekjen.
Sulmuesi u kap pak më pas i gjakosur nga efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagosjes.
42-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, kur shefi i policisë së provincës së Firences, Maurizio Auriemma, pas marrjes së lejes nga autoritetet konsullore shqiptare, zbatoi urdhrin e masës alternative të dëbimit nga territori kombëtar, pasi shqiptari konsiderohet i rrezikshëm.
Më pas shqiptari është shoqëruar nga Policia e Shtetit për në aeroportin e Pizës dhe ka hipur në avion nga personeli i specializuar i Zyrës së Emigracionit drejt vendit të origjinës.
Këtu ai iu dorëzua autoriteteve të policisë shqiptare me ndalim kthimin në Itali për 10 vitet e ardhshme, nëse nuk dëshiron të përfundojë sërish në burg. /btvnews.al