Të paktën 25 persona raportohet të kenë humbur jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin ra nga një shkëmb në rajonin Piura, në veri të Lima të Perusë. Disa pasagjerë u plagosën gjithashtu dhe u dërguan në spitalet e zonës.
Sipas mediave ndërkombëtare, gjatë aksidentit disa pasagjerë u hodhën nga dritaret dhe të tjerë u bllokuan brenda autobusit.
Autobusi mësohet se ishte nisur nga Lima dhe po shkonte për në Tumbes në kufi me Ekuadorin./btvnews.al