E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Arrestohet 24-vjeçarja në Rinas, donte të përfitonte azil në Britani duke deklaruar se ishte viktimë e prostitucionit

Një 24-vjeçare është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Sipas asaj që ka njoftuar policia e reja tentoi që të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Ajo synonte që të kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sajesa”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit.

Operacioni u bazua në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiiranë, si dhe falë përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, që tashmë disponon Policia Kufitare, për evidentimin e dokumenteve të falsifikuara.

Tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëriri ishte viktimë e prostitucionit, vihet në pranga 24-vjeçarja.

Procedohet penalisht 30-vjeçari që e shoqëronte. Sekuestrohen një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, se një shtetase do të kalonte kufirin, me dokumente të falsifkuara, me qëllim kërkimin e azilit, duke mashtuar për arsyen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sajesa”.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren.

Gjatë kontrollit të detajuar, në cantën e 24-vjeçares, Policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat kjo shtetase do t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar një alibi se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit