Georgina Rodriguez ka ndryshuar pothuajse të gjithë jetën e saj për hir të Cristiano Ronaldos, pas transferimit të tij në Al Nasr, ku familja u vendos në Riad.
Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të parë në Riad dhe festa ka qenë madhështore. Me rastin e ditëlindjes së saj të 29-të, Georgina Rodriguez zgjodhi një fustan me dekolte për të festuar me familjen e saj.
“Pafundësisht mirënjohëse Zotit për gjithçka. Faleminderit të gjithëve që gjetët pak nga koha juaj për të më uruar dhe për të më dërguar kaq shumë dashuri”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale./