DASHI- Kalimi i kohës me një mik aventurier do t’jua zbukurojë ditën. Vetëm mos harroni se mund të pendoheni nëse e teproni. Zgjidhja e një rrëmuje emocionale nuk do të jetë aq argëtuese sa ta bësh atë.
DEMI- Dikush në familje do të marrë një vendim spontan. Ata mund të zhgënjehen kur ju vendosni të mos ndiqni idetë e tyre. Diçka që tingëllon si argëtuese për të tjerët, nuk ju tërheq.
BINJAKËT- Ju dëshironi të shijoni diçka ndryshe. Vetëm sigurohuni që kjo nuk përfshin flirtim me dikë tjetër, veç partnerit. Do ta zbulojë dhe nuk do t`i pëlqejë aspak.
GAFORRJA- Nuk jeni të sigurt për mënyrën se si gjërat po ndryshojnë papritur. Mund të merrni më shumë kohë për të kërkuar këshilla. Njerëzit presin që ju t’u përgjigjeni menjëherë kërkesave dhe pyetjeve të tyre.
LUANI- Do të dëshironit që një mik i ngushtë të qetësohej në vend që të ankohej për çështje që nuk mund të korrigjohen sot. Kur dikush vazhdon t`ju hutojë për detaje të vogla të jetës së tij dhe ngjarjeve të fundit, ju mund të preferoni një lloj tjetër shoqërie.
VIRGJËRESHA- Do të ndiheni të lehtësuar pasi të kenë mbaruar problemet romantike dhe ato me paratë që keni kaluar. Ju keni pasur një qasje të qetë dhe praktike ndaj këtyre çështjeve dhe kjo është arsyeja pse së shpejti do të ndiheni më të kontrolluar mbi jetën dhe marrëdhëniet tuaja.
PESHORJA- Një person i ri në jetën tuaj do të zgjasë dorën dhe do të kërkojë ndihmë. Mund të mos jetë e mundur t`i ndihmoni sa duhet. Do bëni maksimumin, por nuk varet gjithçka nga ju.
AKREPI- Paratë janë të kufizuara. Transferimi i borxheve në një kartë krediti pa interes mund të jetë një zgjidhje e përkohshme, nëse jeni duke luftuar me faturat. Shikojini me kujdes opsionet.
SHIGJETARI- Dikush në një pozicion drejtues ka keqmenaxhuar një projekt dhe tani gjithçka duket se është kaotike dhe frustruese. Nuk është për t’u habitur që kaq shumë njerëz janë të mërzitur për kohën dhe burimet që kanë humbur.
BRICJAPI- Jeni të ndarë mes analizës së saktë të fakteve dhe besimit në intuitën tuaj. Qëndrimi optimist përballë një sërë sfidash mund të jetë mjaft rraskapitës dhe kjo është arsyeja pse mund të zgjidhni të përziheni me miqtë që në një farë mënyre arrijnë të vazhdojnë të shikojnë anën e mirë.
UJORI- Ndërsa disa vullnetarë të tjerë tërhiqen nga një grup ose sipërmarrje bamirësie, ju po e gjeni veten që duhet të merrni përsipër detyrat e tyre. Kjo po ju merr gjithnjë e më shumë kohë.
PESHQIT- Ndonjëherë nuk është ajo që dini, por njerëzit që njihni ata që ju ndihmojnë të përparoni. Shfaqja e fytyrës tuaj në një mbledhje shoqërore do t’ju hapë rrugën për të çuar përpara një aspiratë për karrierë./btvnews.al