E premte, 29 Nëntor, 2024

Po transportonte bagëti pa dokument shoqërues, procedohet 32-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës së bagëtive. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se ka proceduar penalisht një 32-vjeçar pasi është kapur në flagrancë, në aksin rrugorë  Maqellarë- Peshkopi duke transportuar me automjet  bagëti të trasha, për të cilat nuk kishin numër matrikullimi dhe as dokument shoqërues për ta.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Goditet 1 rast i dyshuar i kontrabandës, procedohet penalisht 1 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra,  referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.D., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi I.D., është kapur në flagrancë, në aksin rrugorë  Maqellarë- Peshkopi duke transportuar me automjet  bagëti të trasha, për të cilat nuk kishin numër matrikullimi dhe as dokument shoqërues për ta. Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit