E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Policia jep detajet: Si u plagosën dy vëllezërit Hysa

Policia e Burrelit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dy vëllezërve Hysa.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se të plagosur kanë mbetur Ardit dhe Kristi Hysa, pas një konflikti të çastit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit