E martë, 22 Prill, 2025

Rezultat zhgënjyes për Bulqizën, humbet thellë kundër Valbonës

Skuadra e Bulqizës ka zhvilluar një ndeshje për t’u harruar ditën e sotme. Kundër Valbonës, bulqizakët kanë humbur me rezultatin 5 me 0.

Ky është një ndër rezultatet më të thella që ka regjistruar Bulqiza për këtë sezon në Kategorinë e Dytë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e tetë dhe tashmë me këtë rezultat Sport Klub Bulqiza ndodhet në vendin e 9 me 6 pikë dhe rrezikon që të bjerë në një kategori më poshtë.

Nga ana tjetër Valbona është ngjitur më vendin e dytë dhe tashmë konkurron për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit