Në shtëpinë e BBV Albania ditën e sotme është vendosur kënga e Butrint Imerit, i cili ka pasur një histori dashurie me Kiara Titon.
Teksa në sfond ishte kënga “Dale”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Ledrin dhe Kidën, të gjithë banorët u mblodhën për të kërcyer, ndërsa Kiara kërceu dhe këndoi njëkohësisht.
Më pas Efi dhe Kiara u zhvendosën në dhomën e lavanderisë, ku në ato momente po luhej kënga e Butrint Imerit, “Si përpara”.
Efi e pyeti Kiarën nëse ka ndonjë ndjesi kur i dëgjon këto këngët, por ajo i tha që të flasin më vonë për këtë, duke lënë të kuptohej se nuk ndihej mirë kur e dëgjonte./btvnews.al