Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e ka kërcënuar me një sulm raketor. Ai shprehet se kërcënimi i është bërë në prag të pushtimit rus të Ukrainës.
BBC shkruan se Johnson tregoi se kërcënimi i ishte bërë pasi ai paralajmëroi se lufta do të ishte një “katastrofë”.
Në një dokumentar të BBC-së, Johnson tha për telefonatën me Putin: “Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: “Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë, do të duhej vetëm një minutë” ose diçka e tillë.”, u shpreh Johnson. /btvnews.al