Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë më tepër prezente për ditën e nesërme po pa praninë e reshjeve të shiut ndërsa për ditën e Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.
Përjashtim bënë dita e Enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore./btvnews.al