E martë, 26 Nëntor, 2024

Sali Berisha: Në heshtjen e Edi Ramës, një rol të veçantë ka guvernatorja Yuri Kim

Në një dalje publike nga selia e PD-së, kryetari i partisë demokratike Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit përsa i përket hetimit që është hapur në SHBA kundër ish-drejtorit të FBI-së, Charles McGonigal.

Kryetari i PD-së ka theksur se një rol të veçantë ka pasur Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve dhe opinionit publik ndërkombëtar, kodin e heshtjes që po aplikojnë disa persona ndaj ngjarjes që ka tronditur thellë opinionin publik të SHBA, Shqipërisë, Europës dhe mbarë vendeve të lira.

Afera Edi Rama-McGonigal është një nga aferat më të shëmtuara, është një akt të cilin mund ta ndërmerrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Jong-un dhe vetëm ata.
Është një akt që kurrë një kryeministër i një vendi partner, nuk mund t’i lejonte vetes të ndërmerrte ndaj SHBA, vendit më kryesor në sigurinë e paqes, në hapësirën euroatlantike dhe në botë.

Ndaj kësaj ngjarje tronditëse, Edi Rama u zhduk pesë ditë me kodin absolut të heshtjes.
Edi Rama nuk foli një fjalë, u sëmur nga gripi diplomatik, burime të tjera thonë se fluturoi jashtë vendit, por një gjë është e sigurtë; 5 ditë me radhë, në një kohë kur të gjitha mediat e botës lakonin për zi emrin e tij, për fat të keq dhe të Shqipërisë, që kishte përdorur një ish-oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar njeriun më të jashtëzakonshëm të agjencisë më të fuqishme të planetit, shefin e kundërinteligjencës së FBI-së, Charles McGonigal.

Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime plotësisht të besueshme më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës, një rol të veçantë ka guvernatorja Yuri Kim. E cila i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë.

Po këto burime informojnë se, deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar miqësinë e tij me McGonigal, të cilin edhe mediat më të mëdha amerikane po e tallin, ka qenë një këshillë e guvernatores. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit