E premte, 29 Nëntor, 2024

“S’e mbron dot më askush”, Berisha tjetër thirrje për Ramën: Largohu bashkë me kabinetin tënd

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën hetim të plotë nga FBI lidhur me çështjen e ish-zyrtarit Charles McGonigal.

Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan se Rama akuzohet për korruptimin e McGonigal përmes Agron Nezës. Ai i bën thirrje që të japë dorëheqjen si Rama dhe e gjithë qeveria.

“Edi Rama është në hetim të plotë nga FBI për korruptimin e McGonigal nga Rama-Neza. Atë nuk e mbron dot më askush!

Të dashur miq, të gjithë ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është në hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt! Dhe njëherë i bëj thirrje Edi Ramës, largohu! Jep dorëheqjen bashkë me kabinetin tënd të kalbur!”, shkruan Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit