E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – Familja Lela në Mishtër kërkon rivlerësim të  banesës nga dëmet e tërmetit

Kjo është banesa e familjes së Ramiz Lela nga fshati Mishtër i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Ajo është dëmtuar rëndë nga lëkundjet e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019, por edhe nga lëkundjet e tërmetit të 15 Janarit të këtij viti.

Kryefamiljari Ramiz Lela shprehet se në atë kohë ka shkuar komisioni i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe ka bërë vlerësimin. Ai po trajtohet me bonus qeraje por kjo nuk është zgjidhja që i duhet pasi banesa është vlerësuar e pabanueshme nga ekspertët.

Çarjet e mureve, dyshemesë, kollonave, e gjithë strukturës është krejt e dukshme por edhe e frikshme. Në të gjitha dhomat ka rrezik që të shembet për arsye të çarjeve të mëdha.  Sipas kryefamiljarit Ramiz Lela, vlera e nxjerrë nga ekspertët për banesën e tij është 1 800 000 lekë të rinj, por vetëm 50% të kësaj vlere përfiton.

Ai kërkon që të rivlerësohet dëmi pasi banesa ka një sipërfaqe prej 120 metra katrorë dh eta lejojnë ta ndërtojnë banesën e re aty pranë.  Nga ana tjetër, Ramiz Lela tha se nëse nuk gjen zgjidhje nga institucionet përgjegjëse, atëherë do të nisë një proces gjyqësor ndaj tyre./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit