Shtëpia e Big Brother është përfshirë nga debate të shumta ditën e sotme. Protagonistë kanë qenë, Luizi, Armaldo dhe Otla.
Ishte ‘Maestro’ ai që nisi diskutimin, pasi ktheu edhe njëherë në vëmendje debatin që pati me Luizin gjatë javës së shkuar. Ai i tha Luizit se nuk ka pse thotë gjithë kohën që e shpëtoi atë nga nominimi, sepse nuk e bëri ai.
Por këtu pati një ndërhyrje nga Olta, e cila tha se Luizi e ndihmoi Armaldon që të mos dilte nga shtëpia pasi nuk donte që ati të ikte pasi kështu do të mbeste vetëm.
Kjo nuk i ka pëlqyer këngëtarit dhe i tha se ai nuk ka nevojë për njeri fare aty, dhe se i “shqyen” të gjithë. “Unë as nuk ju fus në listë fare”, shtoi Luizi.
“Hajde na shqyej”, iu përgjigj aktorja, por ai i tha “ty të kam shqyer unë”./btvnews.al