Gjykata italiane ka publikuar këtë të hënë argumentimin me 36 faqe të vendimit të marrë pak ditë më parë, ku dënohej skuadra e Juventusit me heqjen e 15 pikëve në renditjen e Seria A.
Sipas mediave italiane, të cilat kanë zbardhur këtë vendim, bëhet me dijë se të gjitha përgjimet e siguruara nga Prokuroria e Torinos vërtetonin se kishte prova konkrete të shkeljeve pasi këto cilësoheshin si elementë të rinj që nuk kishin qenë në dispozicion të shkallës së parë.
“Është e padiskutueshëm që pasqyra e fakteve që është përcaktuar nga dokumentacioni që u kalua nga Prokuroria e Republikës në Torino, te Prokuroria federale e FIGC, e cila e përdori për kthimin e vendimit, nuk njihej nga gjykata federale në momentin e vendimit të parë dhe nëse do të ishte në dijeni, me siguri do të kishte sjellë një vendim të ndryshëm.
Duke marrë për bazë precedentët që i përkasin ndryshimeve në kontabilitetin e klubit për disa periudha, në sasi dhe intensitet, u cilësua e nevojshme që të ripërcaktohej sanksioni në krahasim me kërkesën e prokurorit federal”, është kjo një pjesë e vendimit që dënon Zonjën e Vjetër./btvnews.al