Një 22-vjeçar shqiptar që ishte arrestuar në fillim të vitit të kaluar në Itali, ishte dënuar nga gjykata me detyrim paraqitje dhe në mënyrë peroidike ai duhet të firmoste një deklaratë.
Ditën e sotme, në momentin kur është përballur me policinë dhe i është kërkuar që të firmosë deklaratën, ai ka tentuar që të arratiset.
Mediat vendase bëjnë me dije se i riu është identifikuar si Xhasik Gjoni dhe ka qenë duke udhëtuar me makinë me kushëririn e tij, 20-vjeçarin Osmani Gjoni.
Tentativa për arratisje mendohet se është bërë për shkak se ai kishte lëndë narkotike në makinë.
Policia arriti që t’i kapte në një kohë rekord dhe gjatë kontrollit të makinës, atyre iu gjet kanabis sativa. Autoritetet kontrolluan dhe banesën e tyre dhe gjetën 680 gramë kanabis dhe 13 gramë kokainë./btvnews.al