E enjte, 28 Nëntor, 2024

Dani Alves prek fundit, pas akuzave për përdhunim e ‘tradhton’ dhe bashkëshortja duke i kërkuar divorcin

Futbollisti Dani Alves ndodhet në fazën më kritike të jetës së tij. I arrestuar me akuzën e përdhunimit të një 23-vjeçareje, tashmë ai po përballet dhe me kërkesën e bashkëshortes për divorc.

Sipas mediave ndërkombëtare, gruaja e brazilianit, modelja dhe sipërmarrësja Joana Sanz, i ka kërkuar divorcin pasi nuk beson në pafajësinë e tij për rastin që akuzohet për përdhunim.

30-vjeçarja e ka bërë këtë kërkesë përmes avokatëve të saj pasi ajo ka hequr dorë nga takimet kokë më kokë me të në burg.

Divorci tregon se marrëdhënia e tyre padyshim nuk po kalon një moment të qetë. Madje, së fundmi Sanz ka fshirë nga llogaria e saj në Instagram fotot e Dani Alves, një lëvizje e  qartë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit