Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se qarkullimi i gripit është i nivelit mesatar dhe është i përhapur në mbarë vendin. Por pavarësisht shifrave të larta ISHP nuk e konsideron epidemi gripi, sepse infeksionet javore duhet të arrinin mbi 21 mijë që të quhet e tillë.
Artan Simaku : Jemi në pikun e qarkullimit të gripit, por nuk është epidemi është një situatë e zakonshme dhe e pritshme për stinën, ka mbizotërim të qarkullimit të gripit kundrejt Covid. Që nga foshnjat e vogla disa muajshe deri te moshat më të rritura të popullatës. I gjithë spektri moshor i popullatës janë të prekur nga gripi. Rreth 117 mijë raste me infeksione respiratore ku përfshihet edhe gripi.
Sipas epidemiologut Artan Simaku, pritet që pas 10 ditëshit të parë të shkurtiti të nisi ulja e rasteve.
Artan Simaku: Jemi në majë të kurbës. Prej dy javësh jemi në pikun e qarkullimit të gripit. Nga eksperienca e viteve të kaluara trendi i rënies fillon pas javës së dytë të muajit shkurt.
Pavarësisht rasteve te rënda,ISHP ka deklaruar zyrtarisht se nuk ka humbje jete nga gripi. /btvnews.al