E premte, 29 Nëntor, 2024

Hetimi për çështjen “McGonigal”, Bardhi i dërgon SPAK-ut aktpadinë e drejtësisë amerikane

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kërkesës së SPAK dhe u ka vënë në dispozicion të gjitha ato dokumente që ai ka lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ku përmendet dhe ermi i Kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se Bardhi i ka dërguar prokurorisë së posaçme materialet e kërkuara, teksa në letër ai shprehet se ka besim që SPAK të kryejë një hetim të plotë lidhur me këtë çështje.

Më herët, SPAK në një përgjigje për kërkesën që ai kishte bërë për të nisur hetimet për çështjen McGonigal, njoftonte se kishte regjistruar kallëzimin por donin dokumentet për të vijuar më tej verifikimet.

Çështja e ish-zyrtarit të FBI ka trazuar politikën shqiptare, pasi përmendet dhe ermi i Ramës në aktakuzë, ndaj Bardhi kërkoi që SPAK të vihej në lëvizje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit