E premte, 29 Nëntor, 2024

Olta zgjohet “me shpatë në dorë”, debaton me Efin dhe Kiarën: “Lacja e vogël”

Olta Gixhari e ka nisur sërish ditën me debat dhe me tone të ashpra. Akorja pretendon se Efi dhe Kiara e kanë lënë pa gjumë gjatë natës, ndaj në shenjë “hakmarrjeje” i ka zgjuar sot herët në mëngjes.
Teksa ishin në banjo, vajzat debatuan në lidhje me këtë çështje, ndërsa nuk munguan tonet e larta nga Olta dhe Efi.

 

Pjesë nga debati:

Olta: Kam një muaj e gjysmë që ju them.

Efi: Me kë e pate ti dje, që unë rashë në gjumë që isha sëmurë. E bëre për mua dhe për Kiarën, ok ta tregoj unë qejfin.

Olta: Kam një muaj që iu flas. Hajt zogu vogël se do çohesh herët në mëngjes, që të flesh në darkë shumë. Sot je zgjuar vonë, prit se do zgjohesh herët. Do çoheni në 6 të mëngjesit.

Efi: Sot fillon lufta pra në rregull.

Kiara: Nuk ishte veprim i bukur.

Efi: Është Prime-i sot, duhet të flasi Olta.

Olta: Një muaj e gjysmë ju them çdo natë.

Kiara: Dje kemi ndenjur vetëm 10 minuta pasi fjete.

Olta: Kam qenë gjithë natën zgjuar.

Kiara: Iku Luizi, fjetëm të gjithë. Ne nuk jemi kafshë që mos të lëmë të flej. Çfarë të bëj unë që të del shpesh gjumi. Ndërro dhomë.

Olta: Shko në “living”, nuk po ta kërkoj ditën këtë gjë.

Kiara: Të të zgjojë njeriu në mënyrë të tmerrshme.

Olta: Çdo mëngjes do zgjoheni ashtu.

Kiara: Dje ka qenë nata e vetme që s’kemi folur.

Olta: Dje keni bërë një zhurmë të paparë.

Kiara: Ty të del gjumi shumë kollaj, nga zhurma më e vogël.

 

Më pas Olta u pa ende e acaruar me Efin dhe teksa po ecte me Luizin drejt oborrit, e quajti ish-konkurrenten e “Për’puthen”, “lacja e vogël.”

“Tani ka filluar. Lacja vogël, i duket vetja që është e gjatë dhe mendon që më ha mua me dhëmbë”– tha Olta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit