Një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, teksa ka qenë duke punuar. Sipas mediave italiane, bëhet me dije se viktima është identifikuar Zaim Jacaj.
56-vjeçari mësohet se ka rënë nga një shkallë para 3 ditësh e më pas u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Pas plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në spitalin e “Santa Maria della Misericordia”.
Jacaj kishte shkuar në Itali 20 vite më parë bashkë me familjen. Vdekja e shqiptarit ka tronditur dhe banorët e qytetit dhe drejtuesit e bashkisë.
Këshilltarja bashkiake e Ospedalicchio Claudia Travicelli shprehu ngushëllimet më të përzemërta për familjen e shqiptarit./btvnews.al