E hënë, 2 Dhjetor, 2024

SPAK nis verifikimin për rastin “McGonigal” pas kërkesës së Gazment Bardhit: Na vendosni në dispozicion akt-padinë amerikane që dispononi brenda datës…

Prokuroria e Posaçme nis verifikimet për çështjen “McGonigal”, ish-zyrtarit të FBI të lidhur me kryeministrin Edi Rama, i arrestuar pak ditë më parë.

Vendimi vjen pas kërkesës zyrtare të deputetit të PD-së Gazment Bardhi drejtuar SPAK për të nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.

Duket se kjo kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK, që ditën e djeshme ka njoftuar deputetin Bardhi për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.

Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit